Raporti i Progresit: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të njohë institucionet e Kosovës

Raporti i Progresit: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të njohë institucionet e Kosovës

Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2025 i miratuar nga Komisioni Europian i kushton vëmendje aspekteve të fqinjësisë e mirë, bashkëpunimit rajonal dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal, sipas këtij raporti, vlerësohen si themeltare për procesin e integrimit të Kosovës në BE. Ato, sipas […] The post Bonita Luxury – Jetë ekskluzive dhe relaks pranë Adriatikut appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

I ZIU, I BARDHI

I ZIU, I BARDHI

Poezi nga: Oodgeroo Noonuccal Përktheu: Maksim Rakipaj I bardhi: O aborigjen, ne të sollëm shkencën tonë shoqërore demokracinë tonë të bardhë. I ziu: O njeri i bardhë, që do të na mësoje dhe do të na zbutje, e patëm atë shkencë, para se të vije ti dhe demokracinë gjithashtu. I bardhi: I shkreti ti i zi, gjithçka pate ti ishte paraardhësi yt Biami dhe djalli i madh me pupla Bunjipi dhe britmat e tij! I ziu: O mik i bardhë, vërtet më tepër krenari ke: ti pate Jezu Krishtin, por atë e vure në kryq dhe ende vazhdon ta kryqëzosh.

Zvicra publikon listën për ndeshjet e nëntorit, tre shqiptarë grumbullohen për duelin me Kosovën

Zvicra publikon listën për ndeshjet e nëntorit, tre shqiptarë grumbullohen për duelin me Kosovën

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Sipas programit, Zvicra do të presë Suedinë më 15 nëntor në Gjenevë, ndërsa më 18 nëntor do të udhëtojë në Prishtinë për të luajtur në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës. Në listën e shpallur nuk mungon kapiteni Granit Xhaka, i cili pritet të startojë në të dy ndeshjet. Megjithatë, Zvicrës i mungon mesfushori i rëndësishëm Remo Freuler, partner i Xhakës në mesfushë. Nga futbollistët me origjinë shqiptare janë ftuar edhe Adrian Bajrami dhe Andi Zeqiri, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për këto duele vendimtare. Pas xhirove të fundit të grupit, Zvicra udhëheq me 10 pikë, ndërsa Kosova ka 7, Sllovenia 3, dhe Suedia vetëm 1 pikë. Përmes vendit të parë në grup, Zvicra synon kualifikimin direkt në Botëror, ndërsa vendi i dytë dërgon në barazh. Nëse Zvicra nuk fiton ndaj Suedisë dhe Kosova triumfon ndaj Sllovenisë në Lubjanë, ndeshja në “Fadil Vokrri” do të bëhet një finale direkte për vendin e parë dhe për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve

Në katër qytete të Kosovës janë raportuar raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.  Në Prishtinë, më 03.11.2025, Policia ka regjistruar një rast kur një burrë në vazhdimësi ka ushtruar dhunë dhe presion ndaj familjarëve të tij. Ky rast, sipas Policisë, vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.  Ndërsa në Lipjan raportohet […] The post Rama Duwaji: Kush është zonja e parë e gjeneratës Z e New Yorkut? appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Hungarisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë adminisytrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok të shtetit të Hungarisë. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se AUV-i ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe të produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë. "Në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, shpezëve si dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos si vijon: Ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura", thuhet në njoftim. Tutje bëhet e ditur se kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV). "Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual", thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700

Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi tha se pensionistët do të kenë vëmendjen më të madhe në buxhetin e vitit të ardhshëm me 100 milionë euro më shumë. Rama në videon e publikuar në Facebook theksoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro. “Nga 1 janari do rritet edhe paga minimale në 500 euro, brenda mandatit paga minimale do arrijë 700 euro”, tha Rama, transmetojnë mediat në Shqipëri. /Telegrafi/

Rritet eksporti dhe importi, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Kinën

Rritet eksporti dhe importi, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Kinën

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – shtator të vitit 2025, arriti në 5.978.9 milionë euro dhe shënon një rritje prej 2,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, ndërkaq, arriti në 8.494.3 milionë euro, që është 3,5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Shkëmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe në eksport është: te katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe përçuesish ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të sediljeve dhe katalizatorë të tjerë të bartësve. Në import më së shumti janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç naftës bruto), metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe automjete të tjera motorike për transportin e personave. Në periudhën janar – shtator të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, më së shumti është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbënin 47.7% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përbënin 59.6% të shkëmbimit të përgjithshëm.

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Fushë Kosovë

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Fushë Kosovë

Një grua ka vdekur pas një aksidenti të trafikut në Fushë Kosovë.  Viktima ishte goditur nga një veturë në rrugën “Nënë Terezë”, të shtunën më 01.11.2025 dhe ishte dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.  Rastin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.  Ndërsa më 05.11.2025, Policia bën të ditur se këmbësorja që kishte qenë duke u […] The post Aeroportet e Brukselit dhe Liezhit mbyllen për disa orë shkaku i dronëve appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Audi planifikon tre inovacione të mëdha për vitin 2026

Audi planifikon tre inovacione të mëdha për vitin 2026

Audi planifikon tre risitë e mëdha për vitin 2026. Vjen edhe modeli Audi Q9 dhe përsëri versioni ekstrem Audi RS6. Në një dokument të përgatitur për investitorët, Audi ka zbuluar planet e veta për të ardhmen e afërt. Edhe pse automjeti sportiv i bazuar në konceptin Concept C pritet në vitin 2027, viti 2026 do të jetë jashtëzakonisht aktiv. Janë planifikuar tri prezantime kryesore: gjenerata e re e modelit Audi Q7, një model krejt i ri dhe deri tani më i madh, Q9, si dhe modeli fillestar elektrik. Duket se Audi ka mësuar nga përvoja kur u mbështet tepër tek automjetet elektrike, gjë që solli anulimin e modelit Audi Q8 e‑tron. Prandaj Q7 që vjen do të ruajë motorët me djegie të brendshme, e njëjta gjë do të vlejë edhe për Q9-en. Në Europë priten edhe versione TDI, pasi motorët dizel ende kanë rëndësi në segmentin e automjeteve luksoze të mëdha. Nga ana tjetër, modeli më i përballueshëm elektrik do të pozicionohet nën Q4 e-tron dhe konsiderohet si një lloj trashëgimtar “shpirtëror” i modelit Audi A2. Fatkeqësisht, këta tre modele nuk do të adoptojnë gjuhën e re të dizajnit të Audisë të prezantuar me Concept C. Dizajni është përfunduar disa vite para prezantimit, kështu që do të ruhet drejtimi stilistik aktual, përfshirë drita të ndara përpara dhe interierë me shumë ekrane. Përveç modeleve krejt të reja, Audi për vitin 2026 po përgatit edhe versionet RS të automjeteve ekzistuese. Edhe pse kompania nuk ka zbuluar detaje të plota, modeli i ri Audi RS5 duket si betejë e sigurt. Duke marrë parasysh se Audi ka hequr dorë nga modelet RS me katër cilindra, dhe rreshti me pesë cilindra po pensionohet, RS5-a e ardhshme me shumë gjasa do të ketë motor V6. Për shkak të rregullave të rrepta mbi emetimet, pothuajse sigurisht që do të jetë me sistem plug-in hibrid. RS5 do të jetë i disponueshëm si limuzinë (liftback) dhe karavan. Në vitin tjetër gjithashtu pritet edhe modeli i ri RS6, gjithashtu si PHEV, dhe entuziastët shpresojnë që të ruajë motorin V8 më të madh. Është interesante që ndër “modelet RS me performancë të lartë që ofrojnë dinamikë maksimale të vozitjes” që Audi premton, mund të mos përfshihet modeli elektrik RS6. Raportet e fundit sugjerojnë se RS6 e-tron mund të anulohet për shkak të shqetësimeve rreth potencialit të ulët të shitjes. Sidoqoftë, një zëdhënës i kompanisë ka konfirmuar se modelet RS janë të planifikuara për arkitekturën PPE (Premium Platform Electric). Duke parë panoramën më të gjerë, Audi ka hequr dorë nga plani i mëparshëm për të qenë markë plotësisht elektrike deri në vitin 2033. Drejtori ekzekutiv Gernot Döllner deklaroi së fundmi se modelet me motorë me djegie të brendshme mund të mbeten në prodhim thellë në dekadën e ardhshme. Duket se ky është qasja më e zgjuar në këto kohë të pasigurta, kur dëshirat e blerësve janë më të ndara se kurrë. /Telegrafi/

Ndërhyrja e ashpër, lëndimi horror dhe largimi nga stadiumi me paterica – lotët e Hakimit tregojnë gjithçka

Ndërhyrja e ashpër, lëndimi horror dhe largimi nga stadiumi me paterica – lotët e Hakimit tregojnë gjithçka

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. PSG u mposht në shtëpi nga Bayern Munichu me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës. Megjithatë, përveç humbjes, parisienët pësuan edhe një humbje tjetër, pasi njëri nga yjet kryesor të ekipit, Hakimi, mori një dëmtim të tmerrshëm. Red card for Luis Díaz After tackle on Hakimi! ? #UCL pic.twitter.com/1smRPHXhBI — Olise Not a Fan of Police (@OliseNotPolice) November 4, 2025 Ndërhyrja ndodhi në minutën e fundit të pjesës së parë nga Luis Diaz dhe pas rishikimit të VAR-it, ylli kolumbian u ndëshkua me karton të kuq. Pamjet e ngadalësuara tregojnë dëmtimin e tmerrshëm të Hakimit në kyçin e këmbës, me marokenin që u detyrua ta lëshoj fushën me lot në sy dhe me ndihmën e stafit mjekësor. Quick recoveries to Hakimi pic.twitter.com/T9J0vUe3qv — Fox? (@1fortune0) November 4, 2025 Pas ndeshjes, u publikuan edhe pamjet e kyçit të këmbës e cila ishte mavijosur e gjitha dhe dukej shumë e ënjtur. Se lëndimi ishte i tmerrshëm u pa edhe në fund të ndeshjes me Hakimin, i cili veçse e kishte mobilizuar këmbën dhe lëshoi në fund stadiumin me paterica. Klubi parisien ende nuk ka konfirmuar shkallën e dëmtimit të mbrojtësit të tyre, por sipas pamjeve dhe parashikimeve të mediave, Hakimi mund të mungoj së paku dy muaj. /Telegrafi/ ????????: Achraf Hakimi is leaving the stadium on crutches and wearing a boot. pic.twitter.com/wfcEN4P4Fg — The Touchline | ? (@TouchlineX) November 4, 2025

Lejuan ndërtimin e 3 vilave në një kompleks në Sauk, 5 inspektorë të IMT në pranga

Lejuan ndërtimin e 3 vilave në një kompleks në Sauk, 5 inspektorë të IMT në pranga

Pesë inspektorë të IMT-së janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’. Sipas uniformave blu, inspektorët lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, ndërsa mësohet se një tjetër është në hetim. Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim … Continued The post Lejuan ndërtimin e 3 vilave në një kompleks në Sauk, 5 inspektorë të IMT në pranga appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Bonita Luxury – Jetë ekskluzive dhe relaks pranë Adriatikut

Bonita Luxury – Jetë ekskluzive dhe relaks pranë Adriatikut

Në bregdetin e bukur të Golemit, një vend ku deti takon elegancën dhe komoditetin, po ngrihet Bonita Luxury – një kompleks rezidencial premium i krijuar për ata që kërkojnë jo vetëm një shtëpi pushimi, por një mënyrë jetese të përkryer. Ky projekt kombinon luksin, rehatisë dhe një mundësi investimi të qëndrueshme, duke ofruar një përvojë […] The post Gjakovë, një shtetas i huaj plagoset nga një mjet i mprehtë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Çeku: Shpresë e gjallëri nga Bregu i Diellit

Çeku: Shpresë e gjallëri nga Bregu i Diellit

Kandidati për kryetar të Prishtinës vizitoi lagjen Bregu i Diellit, ku n ga banorët e njërës nga lagjet më të rëndësishme të kryeqytetit, u prit ngrohtësisht, e të cilët i përçuan shpresë e gjallëri. Çeku ndau me banorët e lagjes disa nga pikat konkrete të planit të tij për Bregun e Diellit, të cilat do të lehtësonin jetën e qytetarëve. Ndër këto pika janë parkingjet për banorët, zgjerimi i shkollës “Ismail Qemali”, çerdhe të reja, hapësira rekreative, zgjerim i rrjetit të ngrohjes e treg të lagjes.

Rama Duwaji: Kush është zonja e parë e gjeneratës Z e New Yorkut?

Rama Duwaji: Kush është zonja e parë e gjeneratës Z e New Yorkut?

Krah kryetarit të porsazgjedhur të Qytetit në New Yorkut, Zohran Mamdani, vëmendje ka marrë edhe gruaja e tij, Rama Duwaji, shkruan BBC. Duwaji, artiste dhe animatore 28 vjeçe, është artiste njujorkeze me prejardhje siriane, veprimtaria e së cilës shpesh ka eksploruar tema dhe çështje të Lindjes së Mesme. “Rama nuk është thjesht gruaja ime; ajo […] The post Gjermania ndalon shoqatën “Muslim Interaktiv”, bastisen disa prona appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .