Drita luan në Irlandë ndaj Shelbourne, kërkon fitoren e parë në Ligën e Konferncës

Drita luan në Irlandë ndaj Shelbourne, kërkon fitoren e parë në Ligën e Konferncës

Drita do të vazhdoj me ndeshjet evropiane dhe sot (e enjte) do të ketë përballjen e radhës. Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në udhëtim në Republikën e Irlandës, ku përballë do ta ketë skuadrën Shelbourne. Dueli mes Shelbournes dhe Dritës zhvillohet në stadiumin Tallaght në kryeqytetin irlandez Dublin me fillim nga ora 21:00. Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë që të marrin fitoren e parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Shelbourne ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, derisa Drita ka marrë dy barazime në po aq ndeshje. Drita ka mungesa të rëndësishme në këtë sfidë, kryesisht në repartin e sulmit ku do të duhet t'ia dalë pa Arb Manajn, Blerim Krasniqin, Veton Tushën dhe Liridon Balajn. /Telegrafi/

Gjendja e zyrtarit të BE-së të plagosur në Gjakovë mbetet stabile – vazhdon trajtimin në QKUK

Gjendja e zyrtarit të BE-së të plagosur në Gjakovë mbetet stabile – vazhdon trajtimin në QKUK

Zyrtari i Bashkimit Evropian, S.Sh që u plagos të martën mbrëma në Gjakovë, po vazhdon të trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe po monitorohet nga mjekët. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci. “I njëjti vazhdon të jetë në trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe gjendja e tij është stabile”, tha Kolegci. Zyrtari i BE-së u sulmua me mjet të mprehtë të martën në mbrëmje në qytetin e Gjakovë, ku si pasojë ka pësuar lëndime në kokë, qafë dhe gjoks. Zyrtari i BE-së i therur në Gjakovë pësoi lëndime në kokë, qafë e gjoks Viktima ka pësuar një plagë prerëse-shpuese afër veshit të majtë, dy plagë të vogla në pjesën përpara të gjoksit, si dhe frakturë të brinjës së tretë djathtas dhe një pneumotoraksi (ajër në mushkëri) që aktualisht është në vëzhgim. Në ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar nisjen e hetimeve për rastin, ndërsa bashkëpunimi po shtrihet edhe me njësitë policore për të zbardhur plotësisht rrethanat. “Nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, kanë deklaruar të mërkurën nga Prokuroria Speciale. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është shprehur e tronditur për ngjarjen, dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj. Rasti është duke u hetuar si vrasje e rëndë në tentativë kurse motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. /Telegrafi/

Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit

Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit

Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët mund të përfitojnë zbritje prej 50% në udhëtimet me tren, por vetëm nëse plotësojnë disa kushte të përcaktuara nga kompania. Sipas njoftimit, studentët duhet të posedojnë ID kartelën e fakultetit për vitin akademik aktual ose fletëpagesën e semestrit për vitin përkatës. Gjithashtu, studentët e diplomuar (absolventët) që janë të liruar nga pagesat duhet të kenë vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre për vitin akademik përkatës. Në rastet kur studentët nuk kanë ID kartelë nga fakulteti, ata duhet të sigurojnë një vërtetim zyrtar nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre si studentë. Nga kompania Trainkos bëhet e ditur se këto kërkesa kanë për qëllim të sigurojnë transparencë dhe verifikim të saktë të statusit të studentëve që përfitojnë nga lehtësia e udhëtimit. “Falënderojmë studentët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre,” thuhet në njoftimin e Departamentit të Transportit të Udhëtarëve të Trainkos Sh.A. Ky vendim synon të lehtësojë udhëtimet e studentëve drejt qyteteve të ndryshme të Kosovës, duke mbështetur qasjen më të lirë dhe të qëndrueshme në transport publik. /Telegrafi/

Angelina Jolie viziton Khersonin, një qytet ukrainas që është në vijën e parë të frontit

Angelina Jolie viziton Khersonin, një qytet ukrainas që është në vijën e parë të frontit

Aktorja amerikane Angelina Jolie udhëtoi përsëri për në Ukrainë. Këtë herë ajo vizitoi qytetin e Khersonit. Qëllimi i saktë i udhëtimit të saj në qytetin që ndodhet në vijën e frontit mbetet i panjohur, raporton media ukrainase Most . Besohet se Jolie e ka vizituar Ukrainën si pjesë e një programi bamirësie, ku ajo vizitoi objekte mjekësore, duke përfshirë një spital për fëmijë dhe një maternitet. U publikuan edhe foto të bëra gjatë kësaj vizite, ku shihet Angelina Jolie duke luajtur me fëmijë. Kjo është vizita e saj e dytë në Ukrainë. Ajo e vizitoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2022 si pjesë e një misioni humanitar. Pastaj ajo vizitoi fëmijët, personat e zhvendosur dhe vullnetarët. /Telegrafi/

"Live Translation" i Apple për kufjet AirPods më në fund po vjen në Evropë

"Live Translation" i Apple për kufjet AirPods më në fund po vjen në Evropë

Kur në muajin shtator Apple njoftoi AirPods Pro 3, kompania prezantoi gjithashtu për to funksionin Live Translation, po ashtu si për AirPods 4 me ANC dhe AirPods Pro 2. Ky funksion punon kur kufjet AirPods janë të lidhura me iPhone-in, i cili mbështet Apple Intelligence dhe ka të instaluar iOS 26 ose version më të ri. Gjatë prezantimit, funksioni mbështeste gjuhët angleze (MB dhe SHBA), frëngjishten, gjermanishten, portugalishten (Brazil) dhe spanjishten, por nuk ishte i disponueshëm në Bashkimin Evropian. Megjithatë, kjo do të ndryshojë shumë shpejt, sepse Apple ka njoftuar se Live Translation do të vijë në BE muajin e ardhshëm, pra në dhjetor. Arritja e funksionit në BE u vonua për shkak të punimeve shtesë inxhinierike të nevojshme për përputhshmërinë me kërkesat e Ligjit për Tregjet Dixhitale, sipas Apple. Tani, Live Translation punon me gjuhët: angleze, frënge, gjermane, portugalisht, spanjolle, italisht, kineze (mandarin i thjeshtuar dhe tradicional), japoneze dhe koreane. Ai ofron përkthime në kohë reale, duke ruajtur privatësinë e përdoruesit përmes përpunimit direkt në pajisje. Kur dy persona, që flasin gjuhë të ndryshme, përdorin kufjet AirPods me funksionin e aktivizuar në iPhone, ANC ndihmon në uljen e volumit të zërit të personit tjetër, duke lehtësuar fokusimin te përkthimi dhe duke mbajtur bisedën më natyrale. Nëse personi me të cilin po përpiqeni të komunikoni nuk ka kufje AirPods, mund të shfaqni drejtpërdrejt transkriptimin e gjuhës së tij në iPhone-in tuaj. Live Translation është gjithashtu i integruar në Messages, FaceTime dhe aplikacionin Phone, duke “mundësuar përkthim të qetë” pa marrë parasysh nëse po shkruani mesazhe apo po flisni. /Telegrafi/

Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, diell në pjesën më të madhe të vendit

Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, diell në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e sotme (6 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat priten të jenë të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /rtsh/

Ditë e vranët me riga të dobëta shiu

Ditë e vranët me riga të dobëta shiu

Sot pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 10°C dhe 13°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim. /Telegrafi/

Ambasada e Kosovës në Shkup: Jemi njoftuar se në Tetovë është gjetur pa shenja jete një shtetase e Kosovës

Ambasada e Kosovës në Shkup: Jemi njoftuar se në Tetovë është gjetur pa shenja jete një shtetase e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se nga autoritetet maqedonase sonte, 05.11.2025, është njoftuar se në Tetovë rreth orës 18 :00 është gjetur pa shenja jete një shtetase e Kosovës. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në […] The post Balotazhi për kryetar të Fushë-Kosovës – Çfarë premtuan Valon Prebreza dhe Besnik Osmani? appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Liga e Kampionëve merr formë: tri skuadra perfekte, disa gjigantë në krizë

Liga e Kampionëve merr formë: tri skuadra perfekte, disa gjigantë në krizë

U mbyll xhiroja e katërt e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe renditja pas përfundimit të saj ka nisur të marrë formë të qartë: tre ekipe – Bayern Munich, Arsenal dhe Inter, janë të vetmet me ecuri të përsosur, nga katër ndeshje, katër fitore. Bayern Munich po tregon se mbetet makineri evropiane, me 14 gola të shënuar dhe vetëm tre të pësuar, ndërsa Arsenali i Mikel Artetës ka fituar katër nga katër ndeshjet pa pësuar asnjë gol (11:0 golavarazh). Interi i Cristian Chivut vijon gjithashtu në formë të frikshme – zikaltërit kanë siguruar 12 pikë të plota, me vetëm një gol të pësuar, pas fitores së vështirë 2-1 ndaj Kairat Almaty. Pas tyre vjen Manchester City, që me 10 pikë (3 fitore, 1 barazim) mban hapin e elitës. Guardiola duket se po kërkon vazhdimësinë në Evropë, ndërsa Haaland po shkruan historinë me golat e tij rekord. Në ndjekje janë edhe PSG, Neëcastle dhe Real Madrid, të gjitha me 9 pikë, duke e bërë luftën për kreun jashtëzakonisht interesante. Inter join Arsenal & Bayern as the ONLY teams to win 4/4 in the Champions League ✅ 2–0 vs Ajax ✅ 3–0 vs Slavia Prague ✅ 4–0 vs USG ✅ 2–1 vs Kairat Almaty pic.twitter.com/L7395ZnlOc — Italian Football TV (@IFTVofficial) November 5, 2025 Galatasaray, me 9 pikë dhe disa fitore të rëndësishme, po tregon se investimet e verës kanë dhënë fryt, ndërsa Tottenham dhe Barcelona mbeten në garë me 8 dhe 7 pikë respektivisht. Skuadra si Chelsea, Sporting Lisbona, Borussia Dortmund dhe Qarabag po luftojnë fort për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-tës, ndërsa Atalanta, Atletico Madrid dhe PSV duhet të përmirësojnë paraqitjet për të mos mbetur jashtë. Në fundin e tabelës, situata është alarmante për disa emra të mëdhenj. Juventusi ka vetëm 3 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Benfica dhe Ajax janë zhgënjimet më të mëdha të këtij sezoni, të dyja me 0 pikë dhe golavarazh katastrofik (Ajax ka pësuar 14 gola dhe ka shënuar vetëm një)./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Shitjet e shtëpive në Evropë: Cilat tregje po rriten, cilat po ngadalësohen?

Shitjet e shtëpive në Evropë: Cilat tregje po rriten, cilat po ngadalësohen?

Shitjet e shtëpive në Irlandë ranë ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024, sipas të dhënave nga Eurostat. Dhe bëhet fjalë për një nga katër vendet e BE-së që panë një rënie në shitjet e shtëpive nga viti në vit, ndërsa shitjet e përgjithshme të shtëpive në BE shënuan një rritje të shëndetshme prej 10%. Numri i shtëpive, përfshirë ndërtesat e reja, të shitura në Irlandë ra me 10%, ndërsa shitjet ranë gjithashtu në Maltë me 6.2%, në Hungari me 5.7% dhe në Finlandë me 5.6%. Kate Everett-Allen, drejtuese e Kërkimeve Evropiane Rezidenciale në Knight Frank, tha: "Rënia prej 10% e Irlandës vazhdon të pasqyrojë përballueshmërinë e tendosur dhe nivelet e ulëta të vazhdueshme të furnizimit". Por, siç bëhet e ditur më tej, pati një pamje të përzier midis vendeve të BE-së që regjistruan rritje të shitjeve, me rritje vjetore që varionte nga 2.2% në Danimarkë në 86.6% në Luksemburg, i cili ka një treg shumë të vogël strehimi që mund të shohë normat e shitjeve të prekura ndjeshëm nga ndryshime të vogla. Dhe sipas një shkrimi të Euronews , përcjell Telegrafi, tregu i banesave ishte gjithashtu i gjallë në Slloveni dhe Lituani, me një rritje prej 34.8% dhe 24.4% respektivisht, ndërsa Belgjika, Portugalia dhe Holanda gjithashtu panë rritje të konsiderueshme. Everett-Allen tha se diapazoni i gjerë në shifra pasqyronte reagime të ndryshme ndaj lehtësimit monetar në të gjithë rajonin. "Ndërsa Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka zbatuar tetë ulje të normave gjatë ciklit aktual, efektet po shpalosen në mënyrë të pabarabartë për shkak të ndryshimeve në kushtet e financimit, nivelet e furnizimit dhe kërkesën themelore", vlerëson ajo. Qeveritë ndërhyjnë për të mbështetur blerësit për herë të parë Michael Polzler, CEO në rrjetin e pasurive të paluajtshme RE/MAX Europe, theksoi se faktorët specifikë të vendit vazhdojnë të nxisin ndryshime në performancë me iniciativat qeveritare për të mbështetur blerësit për herë të parë dhe për të stimuluar aktivitetin në skajin më të përballueshëm të tregut në disa shtete anëtare. "Në Portugali, për shembull, mbështetja qeveritare ka shkaktuar si mundësi ashtu edhe sfida", tha ai. Polzer shtoi: “Skema e Garancisë Publike ndihmoi shumë persona nën 35 vjeç të merrnin kredi hipotekare për herë të parë, por në të njëjtën kohë, shitësit panë një mundësi për të rritur çmimet”. Në Francë, shitjet e shtëpive u rritën me 10.4%, ndërsa Spanja regjistroi një rritje më të vogël prej 2.5%. Të dhënat nuk ishin të disponueshme për Gjermaninë dhe Italinë. Sipas Everett-Allen, rritja e moderuar prej 2.5% e transaksioneve të strehimit në Spanjë sugjeron një normalizim pas rritjes pas pandemisë, me furnizim të kufizuar, veçanërisht në rajonet bregdetare dhe ishullore, duke kufizuar vëllimet e transaksioneve. E rritja prej 10.4% e Francës tregon një rimëkëmbje graduale pas një periudhe të dobët 2023-24, megjithëse ndryshimet rajonale vazhdojnë, dhe perspektiva e ndryshimeve të ardhshme tatimore mund të ndikojë në trajektoren e tregut. Ndërkohë në Norvegjinë jashtë BE-së, shitjet e shtëpive u rritën me 10% gjatë kësaj periudhe. Të dhënat më të fundit të Polonisë, nga tremujori i fundit i vitit 2024, tregojnë një rënie vjetore prej 17.9%. Michael Polzler vuri në dukje se skema e hipotekës me normë fikse prej 2% e qeverisë polake, e cila kishte nxitur kërkesë të fortë, tani ka përfunduar për shkak të kufizimeve buxhetore. "Meqenëse ende nuk është njoftuar asnjë zëvendësim dhe normat e interesit ende relativisht të larta, shumë blerës po presin të shohin se si do të zhvillohet tregu në vitin 2026", tha ai. Franca kryeson në numra: Një çerek milioni shitje Tregu i banesave ndryshon shumë në të gjithë BE-në, pasi popullsitë ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, Franca regjistroi gati një çerek milioni shitje shtëpish (244,750). Holanda renditet e dyta midis 12 vendeve të BE-së dhe Norvegjisë, ku të dhënat e Eurostat janë të disponueshme. Megjithatë, numri i shtëpive të shitura në Holandë - 63,709 - mbetet dukshëm më i ulët se në Francë. Portugalia, Belgjika, Norvegjia dhe Hungaria gjithashtu regjistruan midis 32,000 dhe 38,000 shitje shtëpish gjatë këtij tremujori. Çfarë po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani? Edhe pse Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar nuk përfshihen në shifrat e Eurostat, Polzer vuri në dukje se normat fikse të kredive hipotekare janë lehtësuar në Britani që nga fundi i vitit 2024, duke përmirësuar përballueshmërinë dhe duke u lejuar blerësve të marrin më shumë hua. Ndërkohë, Gjermania vazhdon të përballet me presion në tregun e saj të pronave për shkak të numrit vazhdimisht të ulët të lejeve të ndërtimit të banesave, një trend që minon besimin afatgjatë. "Ky efekt është veçanërisht i dukshëm në qytetet ku banesat janë tashmë të pakta, me furnizim të kufizuar që i shtyn çmimet edhe më lart", tha Polzer. / Telegrafi /

Victor Osimhen shkëlqen me “het-trik” ndaj Ajaxit - ai kalon yjet e mëdha të sulmit

Victor Osimhen shkëlqen me “het-trik” ndaj Ajaxit - ai kalon yjet e mëdha të sulmit

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke shënuar “het-trik” për Galatasarayn në fitoren bindëse 3-0 në transfertë ndaj Ajaxit. Osimhen hapi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa dy penallti të mëvonshme, në minutat 65 dhe 78, vulosën një fitore të pastër për turqit. Me këto tre gola, Osimhen tani udhëheq listën e golashënuesve me 6 gola. Ai ka lënë pas Erling Haalandin me 5 gola, ndërsa Kylian Mbappé dhe Harry Kane kanë po aq gola sa suedezi, duke krijuar një garë të ngushtë për kreun e shënuesve në fazën e grupeve. Highest Goalscorer in the UEFA CHAMPIONSHIP LEAGUE ✅ Three consecutive POTM awards ✅ Second Nigerian to have ever scored a hat trick in the UCL ✅ 6 - Victor Osimhen 5 - Erling Haaland 5 - Harry Kane 5 - Kylian Mbappe 4 - Lautaro Martinez #54footballx pic.twitter.com/s1ui780B1J — Official54fx (@54footballx) November 5, 2025 Nigeriani po tregon formë të shkëlqyer këtë sezon, ku në të gjitha garat me fanellën e klubit turk ka 9 gola. Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk, deklaroi se është i lumtur, që ka një sulmues të tillë në ekip. "Jemi të lumtur që kemi Victor Osimhen. Një ëndërr në verë, por ka njerëz që e kanë realizuar këtë ëndërr. Duhet të falënderojmë Dursun Özbek, Abdullah Kavukçu dhe gjithë administratën. Ndoshta kemi marrë një lojtar që nuk mund ta imagjinonim me transferimin e tij. Kjo tregon edhe nivelin e objektivave të Galatasarayit. Suksesi sportiv është shumë i rëndësishëm, dhe synimi ynë është të arrijmë sukses të madh në Ligën e Kampionëve me Osimhen", deklaroi Burku. Falë kësaj fitoreje, Galatasaray shfaqet si një pretendent serioz për vendet e para në grup dhe pozicionon Osimhen si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Tetovë, është gjetur e vdekur një vajzë, dyshohet se është nga Kosova

Tetovë, është gjetur e vdekur një vajzë, dyshohet se është nga Kosova

Në parkingun e një banese afër Tregut të Gjelbër në Tetovë është gjendur e vdekur një vajzë e re. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja e vajzës, transmeton Portalb.mk. Raportohet se viktima është një shtetase e Republikës së Kosovës, mosha e së cilës është 25 vjeç. Në vendngjarje janë Policia dhe Prokuroria, […] The post Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Ylli i filmit "Babygirl", Harris Dickinson: Më detyruan të bëj komente të pakëndshme në rrugë për shkak të skenave mbi 18 vjeç

Ylli i filmit "Babygirl", Harris Dickinson: Më detyruan të bëj komente të pakëndshme në rrugë për shkak të skenave mbi 18 vjeç

Aktori britanik Harris Dickinson ka folur hapur për komentet tronditëse dhe “të papranueshme” që ka marrë pas xhirimeve të filmit thriller erotik "Babygirl", ku luajti rolin si i dashuri i Nicole Kidman. Edhe pse roli i solli famë dhe vëmendje të madhe, 29-vjeçari zbuloi se përballë këtij popullariteti të padëshiruar ka kaluar situata të pakëndshme. Në filmin e vitit 2024, Dickinson portretizon të dashurin e një menaxhereje të suksesshme, të interpretuar nga Kidman, e pakënaqur me jetën e saj seksuale me bashkëshortin, të luajtur nga Antonio Banderas. Filmi me regji të Halina Reijn, është i mbushur me skena të forta pasioni, posedimi dhe tensioni emocional. Vetë Kidman ka pranuar se xhirimet ishin aq intensive sa në disa raste ka kërkuar pushim. “Ishte aq intensive sa ndonjëherë thosha: Nuk dua më të provoj një orgazëm. Mos më afro. E urrej këtë gjë. Nuk më intereson nëse më prek dikush ndonjëherë. Mjaft më. Ishte aq e fuqishme dhe prezente gjatë gjithë kohës, sa pothuajse dukej si djegie e brendshme”, rrëfeu Kidman në një intervistë për The Sun . Foto: Press/EPA Megjithëse ky rol i hapi rrugë një serie projektesh të reja, përfshirë edhe filmin biografik për Beatles, ku do të portretizojë John Lennonin, Dickinson pranon se përvoja pas publikimit të "Babygirl" i la një shije të hidhur. Në një intervistë për podcastin Happy Sad Confused , aktori britanik foli hapur për çdo gjë që përjetoi. “Për të qenë i sinqertë, shumë gjëra nuk më pëlqyen. Por jam krenar që isha pjesë e këtij filmi dhe për punën time në të. E dua Halinën dhe bashkëpunimi me Nicole-n ishte gjëja më emocionuese në karrierën time”, tha Dickinson. - YouTube youtu.be Ai shtoi se e befasoi mënyra se si interneti dhe fansat thjeshtuan dhe deformuan perceptimin e filmit. “Mënyra se si njerëzit e ulën gjithçka ishte e çuditshme. Por nuk mund ta kontrollosh dhe nuk ia vlen të merresh shumë. Njerëzit thjesht janë – të çuditshëm”, shtoi aktori, duke vënë në dukje se një sjellje e tillë ndaj aktorëve të rinj është bërë pothuajse e pranueshme shoqërisht. “Është interesante se konsiderohet normale të bëhet kjo ndaj aktorëve të rinj. Ky është një problem. Shumë gra flasin gjëra ndaj të rinjve që janë thellësisht të papërshtatshme”, theksoi ai. Dickinson zbuloi se pas promovimeve dhe takimeve me publikun shpesh është përballur me situata të pakëndshme dhe të papranueshme. “Pas gjithë kësaj kishte momente të cilat ishin krejtësisht të papranueshme. Nga ju pritet të buzëqeshni dhe të heshtni, por kjo më lodhi. Ishte e vështirë për mua të përballoja gjithë përvojën,” pranoi ai. Foto: Press/EPA Ai shtoi se publiku shpesh e ka reduktuar filmin vetëm tek aspekti erotik, duke injoruar qëllimin më të thellë artistik të regjisores dhe skuadrës së aktorëve. “Njerëzit thonë: ‘Epo, e dinit që filmi do të ishte erotik.’ Por ajo që ne bëmë dhe mënyra se si Halina e trajtoi ishte shumë më delikate dhe komplekse. Në mendjen time nuk ishte një histori banale. Supozoj se nuk mund të kontrollosh si do ta perceptojnë të tjerët, por unë ende e kundërshtoj pak”, tha Dickinson. Në fund ai ndau një moment veçanërisht të çuditshëm: “Edhe në avion, një grua më afrohet dhe pyet nëse mund të kërcente. ‘Nuk do të besoni çfarë bëra ndërsa shikoja filmin,’ tha ajo, dhe pjesën tjetër nuk dua ta përmend. Sinqerisht, nuk dua të di për përvojat seksuale të dikujt lidhur me këtë histori. Thjesht – çuditshme”. /Telegrafi/

“Ata u vodhën, goli duhej të pranohej”, legjenda holandeze shpërthen pas anulimit të golit të Club Brugge

“Ata u vodhën, goli duhej të pranohej”, legjenda holandeze shpërthen pas anulimit të golit të Club Brugge

Një ndeshje spektakolare në “Jan Breydel Stadium” përfundoi me shumë polemika, teksa Club Brugge dhe Barcelona ndanë pikët në një barazim dramatik 3-3 në Ligën e Kampionëve. Por më shumë se për golat, sfida u shënua nga një vendim shumë i diskutueshëm i VAR-it në minutat e fundit, që ndezi reagime në gjithë botën e futbollit. Në shtesë, Romeo Vermant mendoi se i kishte dhuruar fitoren historike belgëve me një gol për 4-3, por pas rishikimit në video, arbitri vendosi ta anulonte për një ndërhyrje të supozuar ndaj portierit të Barcelonës, Ëojciech Szczesny. Pas ndeshjes, legjenda holandeze Marco van Basten shpërtheu në studion e televizionit holandez, duke e cilësuar vendimin si një padrejtësi të madhe. Esta toma es muy clara, roba el balón claramente el jugador del Brujas a Szczęsny. VAYA TOMADURA DE PELO ??? pic.twitter.com/MJxbWLnLR8 — (fan) REAL MADRID FANS ? (@AdriRM33) November 5, 2025 “Club Brugge janë grabitur. Goli për 4-3 duhej të vlejë. Ai nuk bën faull ndaj Szczęsny, as që e prek. Është vetë Szczesny që e bën të duket si faull, por nuk ishte”, ka thënë Van Basten me zemërim. Incidenti ndodhi në një pjesë të dytë të çmendur, ku Brugge arriti të shënojë tri herë kundër Barcelonës, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1969 ndaj një skuadre spanjolle. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, por përfundimi la një shije të hidhur për vendasit dhe tifozët e tyre. Barcelona, nga ana tjetër, shpëtoi nga humbja falë ndërhyrjes së VAR-it dhe ruajti një pikë të rëndësishme në grup, ndërsa Club Brugge u ndal në një rezultat që shumëkush e konsideron të padrejtë./ Telegrafi /

Shkodër, dyshohet se kanosën fqinjin me armë zjarri, arrestohet një i dyshuar, tjetri në kërkim

Shkodër, dyshohet se kanosën fqinjin me armë zjarri, arrestohet një i dyshuar, tjetri në kërkim

Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Shkodër pasi dyshohet se kërcënoi fqinjin e tij me armë zjarri. Sipas Policisë, në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe një 22-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, […] The post Vuçiq bisedon me Zelenskyn për “agjendën ndërkombëtare” appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .